Lajme

Katz: Duhen sanksione ndaj Iranit, të shpallet Garda Revolucionare organizatë terroriste


Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, u dërgoi letra 32 vendeve duke bërë thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj Iranit.

Por edhe për të shpallur Gardën Revolucionare Islamike një organizatë terroriste.

Ministri e shkroi këtë në platformën X, duke i ftuar homologët e tij të “frenojnë dhe dobësojnë Iranin”.

“Irani duhet të ndalet tani, para se të jetë tepër vonë”, sipas tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore