Sport

Katër gjërat që do të shohim gjatë ndeshjeve të kombëtareve


Fundi i mujit mars do të sjellë ndeshjet e kombëtareve të futbollit. Nën masat e rrepta ndaj Covid-19, do të zhvillohen takimet kualifikuese për në Botërorin e 2022, apo dhe ndeshje miqësore.

Në Amerikën e Jugut, CONMEBOL i anuloi takimet e kombëtareve, ndërsa në kontinentet e tjera pritet të luhen rregullisht.

Por, cilat janë katër gjërat kryesore që do të shohim në këto ndeshje?

1-Kthimi i Zlatan-it

Me Euro 2020 në horizont, Zlatan Ibrahimoviç-i që ndeshjen e fundit me Kombëtaren e kishte në 2016 do të rikthehet përsëri në të. Skuadra e Janne Andersson-it do të ndeshet me Gjeorgjinë, Kosovën dhe Estoninë në tre ndeshjet e tyre kualifikuese në mars.

2-Rekordi që kërkon të thyejë Ronaldo

Cristiano Ronaldo është lojtari i parë Europian që ka shënuar 100 gola me Kombëtaren. Tashmë portugezi ka 102 gola dhe është shtatë gola larg rekordit të Ali Daei-it me 109 gola, si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtareve. Portugalia luan me Azerbajxhanin, Serbinë dhe Luksemburgun.

3-Kualifikueset e AFCON

Marsi do të sjelli dy fazat e fundit për ndeshjet kualifikuese për në Kupën e Kombeve të Afrikës 2021, që do të zhvillohet në 2022.

Pritesve të Kamerunit, u janë bashkuar deri tani, Mali, Algjeria, Senegali dhe Tunizia. Egjipti, Maroku, Gana dhe Nigeria janë në pozita të fovorëshme kulalifikimi, por gjithsesi mbeten shumë kombëtare për t’u kualifikuar.

4-Son dhe Koreja e Jugut

Heung-min Son-i është lojtari më i mirë i Koresë së Jugut, por ai mund të humbasë ndeshjet me Kombëtaren, për shkak dëmtimi. Jose Mourinho e ka këshilluar lojtarin për të mos shkuar. Son-i është golshënuesi i dytë më i mirë në historinë e Kores së Jugut, me 26 gola, një më pak se Lee Dong-gook-u që kryeson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore