Kampionate

Kategoria Superiore ndeshjet e javës së 19


Kategoria Superiore do të luaj ditën e shtunë katër sfidat e mbetura të jevës së 19. Në Shkodër, vendasit do të presin Apoloninë, Kastrioti do të ndeshet me Partizanin, Bylisi me Laçin dhe Tirana do të presë Kukësin. Të gjitha takimet do të zhvillohen duke filluar nga ora 14:00.

Vllaznia e vendit të parë vizitohet nga fierakët e vendit të tetë në renditje. Vendasit kanë 37 pikë kundrejt 13 pikëve që kanë miqtë. Në ndeshjet si ekip pritës Vllaznia numëron gjashtë fitore, dy barazime dhe një humbje. Apolonia si ekip udhëtues numëron tre barazime dhe gjashtë humbje.

Në 18 javët e para Vllaznia ka shënuar 25 gola dhe ka pësuar 11, kundrejt 12 me 31 të Apolonisë. Shkodranët kanë sulmin më të mirë së bashku me Partizanin. Fierakët kanë mbrojtjen e parafundit më të dobët, pas Skëndebeut me 40 gola të pësuar.

Dy ndeshjet e mëparëshme, në dy fazat e para të Superiores, kanë përfunduar me rezultatet, 2-0 në Shkodër dhe 0-1 në Fier. Të dy herët, Vllaznia ka dal fituese përballë Apolonisë.

Kastrioti do të presë në stadiumin e Kamzës Partizanin. Krutanët renditen në vendin e shtatë me 24 pikë, demat renditen në vend të tretë me 31 pikë. Në ndeshjet si ekip pritës Kastrioti numëron katër fitore, tre barazime dhe dy humbje. Partizani si ekip udhëtes numëron katër fitore, dy barazime dhe tre humbje.

Deri më tani Kastrioti ka shënuar 17 gola dhe ka pësuar 20, ndërsa të kuqtë kanë raportin 25 me 11. Dy ndeshjet e mëparëshme kanë përfunduar me rezultatet, 2-1 për Kastriotin dhe 2-0 në Tiranë për Partizanin.

Në Ballsh, vendasit do të presin Laçin. Bylisi renditet në vendin e fundit me 12 pikë, ndërsa laçianët janë në vendin e katërt me 30 pikë. Në ndeshjet si ekip pritës Bylisi numëron dy fitore, tre barazime dhe katër humbje. Kurbinasit si udhëtues numërojnë dy fitore, katër barazime dhe tre humbje.

Bylisi ka shënuar 13 gola dhe ka pësuar 25 deri tani, kundrejt 24 me 15 që ka raportin Laçi. Ndeshjet e mëparëshme midis dy ekipeve, kanë përfunduar, 1-1 në Ballsh dhe 2-0 në Laç.

Tirana përballë Kukësit është ajo që cilësohet dhe si sfida më e fortë e javës së 19. Kryeqytetasit dhe verilindorët kanë poztia të njëjta në kampionat, me nga 26 pikë secili dhe renditen në vend të pestë dhe të gjashtë.

Në ndeshjet si ekip pritës Tirana numëron katër fitore, tre barazime dhe dy humbje. Kukësi si ekip udhëtues numëron katër fitore, një barazim dhe katër humbje.

Bardheblutë kanë shënuar 17 gola dhe kanë pësuar 11, kundrejt raporit 24 me 22 të kuksianëve. Dy ndeshjet e para mes tyre kanë përfunduar në shifrat 2-0 në Tiranë dhe 0-0 në Elbasan Arena, me Kukësin si ekip pritës.

Më herët, të premten, u luajt sfida midis Teutës dhe Skënderbeut, e përfunduar me rezultatin 2-0 për vendasit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore