Sport

Kategoria Superiore luan ndeshjet e fundit për 2020-ën


Kategoria Superiore do të luaj sot ndeshjet e fundit për vitin 2020, që përkojnë me javën e 12 të saj. Të 10 ekipet do të zbresin në fushën e blertë, duke filluar nga ora 13:45.

Katër sfida janë programuar të luhen në orën 13:45, ku Apolonia, e vendit të fundit, do të presi në Fier, Kastriotin, për të bërë kthesen në kampionat dhe për të siguruar tre pikët.

Skënderbeu do të pres në Korçë, Bylisin, një ndeshje e rëndësishme për objektivat e të dy ekipeve, për qëndrimin në Superligë.

Kurbinasit e Laçit do të presin Partizanin, me këta të fundi që kanë një ecuri pozitive dhe gjenden në vendin e dytë të renditjes.

Ndeshja tjetër e kësaj ore është klasikja e futbollit shqiptarë, ajo midis Tiranës dhe Vllaznisë.

Tirana vjen nga tre barazime rresht, ndërsa Vllaznia ka pozita më të konsoliduara, pasi ndeshjen e fundit shpartalloi Skënderbeun 5-1, duke ruajtur dhe përforcuar pozitat e vendit të parë, tashmë me gjashtë pikë diferencë nga vendi i dytë.

Në orën 16:45 do të luhet ndeshja e fundit e Kategorisë Superiore për këtë vit, ku Kukësi, i teknikut Rraman Hallaçi, që mori drejtimin pas largimit të Skënder Gegës, do të presi në “Elbasan Arena” Teutën, dy ekipe që përkatësishtë ndajnë vendin e tretë dhe të katërt në renditje me nga 17 pikë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore