Lajme

Katastrofa hekurudhore në Greqi: Trenat janë ndalur për shkak të grevës


Trafiku hekurudhor u paralizua të enjten e 2 marsit në Greqi nga një grevë 24-orëshe e nisur nga Konfederata Panhelene e Hekurudhave për të denoncuar përplasjen midis dy trenave që vrau të paktën 47 persona.

Në thirrjen e saj për grevë, Konfederata e të gjithë sindikatave të punëtorëve hekurudhor denoncon “mungesën e respektit të treguar nga qeveritë me kalimin e kohës ndaj hekurudhave greke, e cila çoi” në katastrofën e trenit që ndodhi të martën në mbrëmje.

Greqia ka përjetuar një nga aksidentet më të rënda hekurudhore në vitet e fundit në vend, gjatë një përplasjeje kokë më kokë midis dy trenave, të cilët kishin udhëtuar në të njëjtën linjë për disa kilometra në Luginën e Tempes në Thesali (në qendër).

“Fatkeqësisht, kërkesat tona të vazhdueshme për më shumë staf të përhershëm, trajnim më të mirë, por mbi të gjitha adoptimin e teknologjive moderne të sigurisë, janë hedhur përfundimisht në koshin e plehrave”, thuhet në një deklaratë të sindikatës raporton AFP.

Në bllokim është edhe treni ndërqytetës, i cili i përket edhe kompanisë Hellenic Train përgjegjëse për sektorin e transportit hekurudhor në Greqi.

Pas ndarjes nga kompania hekurudhore greke OSE, sektori i transportit i riemërtuar Hellenic Train u privatizua në vitin 2017 dhe u ble nga kompania publike italiane Ferrovie Di Stato Italiane (FS) në kuadër të programit të privatizimit të kërkuar nga kreditorët e vendit (BQE, BE, FMN) gjatë krizës ekonomike (2009-2018).

Hellenic Train aktualisht administron të gjithë trenat e pasagjerëve dhe mallrave dhe kompaninë OSE, infrastrukturën e rrjetit hekurudhor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore