Jetesë & Stil

Kanye West nis romancën me modelen Vinetria


Kanye West, Irina Shayk

Rep artisti i njohur amerikan, Kanye West, ka nisur lidhjen e tij të re me modelen – Vinetria, pas përfundimit të romancës së shkurtër me Irina Shayk.

Lajmin e konfirmoi e përditshmja prestigjioze rozë, “Page Six”, ndërkohë që dyshja, Kanye dhe Vinetria janë parë bashkë edhe në publik ndërsa po ndiqnin ndeshjen debutuese të basketbollit të “Donda Academy” në Minneapolis.


Vinetria dhe Kanye West.

Dalja publike e yllit të hitit “Famous” me modelen e njohur, vjen shumë pak kohë pasi që në shtypin rozë u aludua për një lidhje të mundshme të ish gruas së Kanye, Kim Kardashian me yllin e komedisë amerikane, Pete Davidson.

Këta të fundit u panë duke shijuar kohë bashkë në disa evente, teksa nuk u kursyen as t’i kapin duart brenda një parku lojërash, duke lënë shumë për të dëshiruar.

Pete Davidson dhe Kim Kardashian.

Madje, burimet pranë “Page Six”, theksuan se rep artisti, Kanye West dhe modelja Vinetria, janë të lidhur bashkë “tash e një kohë”.

E gjithë situata për lidhjen e re të Kanye, vjen edhe një muaj pasi që ai në një intervistë kishte thënë se – “akoma dëshiron të jetë me ish gruan e tij, Kim Kardashian”.

Gjithsesi, familja Kardashian, duket të mos jenë të lumtur për lajmin e lidhjes së re se ish dhëndrit të tyre, ndërkaq të “shqetësuar” shprehen edhe për “romancën” e Kim me Pete.

Familja Kardashian.

“Të gjithë në familje janë të shqetësuar se si do të reagojë Kanye ndaj Kim duke kaluar kaq shumë kohë me Pete”, tha një burim.

“Kanye së fundmi tha se ai ende dëshiron të jetë me të, kështu që ai nuk mund ta marrë këtë lajm krejtësisht mirë”, vazhdoi ai.

Kjo shënon romancën e dytë publike të West që kur Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga ai në shkurt të këtij viti, pas shtatë vitesh martesë dhe katër fëmijëve së bashku: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Pas ndarjes, West u takua shkurtimisht me Irina Shayk, megjithëse burimet pohuan se ata ishin thjesht miq që njiheshin për një kohë të gjatë. Ndërkohë, së fundmi Kardashian ka ndezur thashetheme për romancë me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore