Lajme

Kanadaja do të dërgojë ndihma ushtarake shtesë në Ukrainë


Qeveria federale e Kanadasë do të dërgojë 25 milionë dollarë kanadezë shtesë në formën e ndihmës ushtarake jo-vdekjeprurëse në Ukrainë.

Dërgesat do të përfshijnë helmeta, parzmore, maska ​​kundra gazit dhe pajisje për shikimin gjatë natës.

Kjo e radhës pason një dorëzim fillestar të armëve prej shtatë milionë dollarësh.

Sakaq, ministrja vendase e Mbrojtjes, Anita Anand, ka persëritur se vendosja e trupave kanadeze në një mision luftarak në Ukrainë nuk është pjesë e opsioneve.

Ndihmën e radhës e ka konfirmuar edhe Kryeministri kanadez Justin Trudeau.

“Për të ndihmuar popullin e Ukrainës që të mbrohet, po u dërgojmë atyre furnizime shtesë ushtarake në të cilat përfshihen syze për shikimin gjatë natës, parzmore, maska ​​​​kundra gazit dhe helmeta”.

Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore