Bota

Kanada, zjarr në dy kisha katolike


Ilustrim

Policia në Kanada dyshon se zjarret, që shkatërruan dy kisha katolike në tokat e komunitetit autokton, në Kolumbinë Britanike, janë të qëllimshme.

Kisha e Zemrës sё Shenjtё dhe Kisha e Shën Gregorit u dogjën në të njëjtin moment, mëngjesin e sё hënёs, 21 qershor, Ditën Kombëtare të Indigjenëve.

Të dy kishat, të ndërtuara më shumë se 100 vjet më parë, gjenden rreth 40 km larg në provincën perëndimore.

Njё ekspert i zjarreve u shpreh se ekziston mundёsia e pёrdorimit tё lёndёve djegёse, tregon BBC.

Të dy kishat në rezervatin e Bandës Indiane Penticton dhe rezervatin Osoyoos Indian Band janë më pak se 100 km nga Kamloops.

Vendi, ku u gjetёn eshtrat e 215 fëmijëve në një ish-shkollë me konvikt, në maj tё kёtij viti.

Mijëra fëmijë autoktonë u dërguan me forcё në shkolla të tilla në shekujt 19 dhe 20.

Institucionet drejtoheshin kryesisht nga Kisha Katolike Romake.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Policisë së Montuar (RCMP) tha se, nëse hetimet i konsiderojnë këto zjarre si zjarrvënie, RCMP do kёrkojё të gjitha provat dhe motivet e mundshme.

“Ne jemi të ndjeshëm ndaj ngjarjeve të fundit, por nuk mund tё ngjallim spekulime”, shtoi ai.

Më 5 qershor, Shefja e Kombit të Parë të Tk’emlups te Sewepemc, Rosanne Casimir, ka kërkuar nga Kisha Katolike se duan një “falje publike”, pas gjetjes së mbetjeve të 215 fëmijëve në një ish-shkollë rezidenciale.

Shkollë, për të cilën flitet se ishte ngritur për të asimiluar njerëzit autoktonë.

Mendohet se disa nga eshtrat u përkisnin fëmijëve më të vegjël se tre vjeç.

Njoftimi i grupit ka hidhëruar dhe zemëruar të gjithë vendin për mënyrën e trajtimit të fëmijëve në shkolla, si dhe ka bërë thirrje për më shumë kërkime në institucione të tjera të tilla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore