Sport

Kabaddi – sporti i çuditshëm që bashkon fëmijërinë me mundjen


Një ndeshje e Kabaddi-t

Sporti është një pjesë e madhe e kulturës së njeriut, dhe për shekuj me radhë, njerëzit kanë zbuluar sporte të reja.

Futbolli, Basketbolli, Bejsbolli, Hokej, Tenisi, Formula 1 janë disa nga sportet më të rëndësishme në botë.

Por, ka një numër tjetër të sporteve që luhen anë e mbanë globit.

Shumica prej sporteve janë të vjetra, tradicionale, derisa nuk mungojnë as ato të rejat, që janë shfaqur në vitet e fundit.

Një nga këto sporte, është Kabaddi – me origjinë në Bangladesh dhe Nepal.

Sulmuesi në aksion gjatë një dueli në Kabaddi

Kabaddi kujton lojën e fëmijëve me prekje, por gjithashtu ka rrënje nga mundja indiane dhe të lejon t’i rrëzosh kundërshtarët në tokë.

Është loja nacionale e Bangladeshi-t dhe Nepal-it, me origjinë nga India e Lashtë.

Çdo vit, ky sport organizon një Kupë Bote në Azinë e Jugut, dhe India e ka fituar çdo edicioni që nga fillimi i saj.

India pas fitores në Kupën e Botës për Kabaddi, 2018

Gjatë një ndeshje, sulmuesi duhet të vrapojë përtej vijës së mesit, dhe të prek një kundërshtar para se të kthehet në pjesën e fushës së tij.

Kjo duket e lehtë, por sulmuesi duhet ta bëj gjithë këtë duke mbajtur frymën gjatë momentit kur ndodhet në gjysmëfushën e kundërshtarit.

Kur të kthehet, sulmuesi duhet të brohorasë “Kabaddi, Kabaddi” duke liruar frymën, për të vërtetuar që ai nuk e ka lëshuar atë gjatë sulmit.

Ky sport së fundmi ka arritur edhe në Britaninë e Madhe, madje ka edhe një federatë të vetën – me shpresën që një ditë të jetë sport popullor në të gjithë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore