Sport

Juventus-i “pishman” për Moise Kean-in


Juventus janë të gatshëm të ofrojnë një futbollistë plus para për të kthyer Moise Kean-in në skuadër.

Futbollisti u largua nga Juventus-i drejt Everton-it në vitin 2019, dhe aktualisht është në huazim te Paris Saint-Germain nga klubi anglez.

Përkundër që ai luajti 29 ndeshje në sezonin debutues në Premier League, nuk arriti që të lërë gjurmë.

Shtatë gola për sezonin ishte objektivi që Kean i kishte caktuar vetes, por ai arriti të shënoi vetëm dy.

Duke mos gjetur formën ideale në Premier League, futbollisti u largua në huazim në ligën franceze, te PSG.

15 janë golat që italiani ka shënuar për skuadrën e Pochettino-s në 28 ndeshje, dhe Everton-i normalisht që janë të gëzuar për rikthimin e tij në klub pas përfundimit të huazimit.

Por, siç raporton Tutto Mercato, ka mundësi që futbollisti të kthehet te Juventus-i këtë verë.

Me Ronaldo-n që është më shumë jashtë, sesa brenda klubit, zonja e vjetër ka kthyer kokën nga opsionet e merkatos.

Juventus janë të gatshëm që të ofrojnë Ramsey-n ose Douglas Costa-n si pjesë të marrëveshjes.

Kean vlerësohet rreth 40 milionë euro, dhe Juventus është e gatshme që të ofrojë njërin nga futbollistët e sipërpërmenduur + para për të kthyer Kean-in në “Allianz Stadium”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore