Euro 2024

Juventus dërgon skautët për Brojën në ndeshjen Itali – Shqipëri


Armando Broja

Armando Broja është emri më i ri në listën e objektivave të verës për Juventus-in. Sulmuesi kuqezi do të vëzhgohet nga skautët e bardhezinjëve gjatë mbrëmjes së sotme në ndeshjen Itali – Shqipëri, raporton gazeta torineze “Tuttosport”.

“Një sulmues fizik dhe i fuqishëm, të cilit Italia do t’i kushtojë vëmendje sepse ka një dëshirë të madhe për shkëlqim pas një sezoni të vështirë”, e përshkuan kështu gazeta italiane yllin shqiptar, Broja.

“Sylvinho e thirri atë, pavarësisht skepticizmit të përgjithshëm, duke pasur parasysh dëmtimin e tij të fundit dhe vetëm dy gola në kampionatin e sapo përfunduar, të luajtura në gjysmë të rrugës mes bluve dhe Fulham”.

Dëshira e Juventus-it, sipas raportit, është që të përshpejtojë edhe për të kapërcyer konkurrencën e një klubi tjetër italian, pikërisht Milan-it. Karakteristikat e tij i shtynë skautët italianë ta ndiqnin me kujdes.

Broja nuk është i vetmi lojtar i Shqipërisë që Juventus-i ndjek. Më herët ata kanë vëzhguar edhe Mario Mitajn, të cilin do të kenë sërish mundësi ta vëzhgojnë mbrëmjen e sotme.

Mitaj impresionon skautët e Juventusit në ndeshjen ndaj Kilit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore