Përballje

Juventus arrin fitore minimale ndaj Spezia-s


Juventus-i ka arritur të fitojë minimalisht me rezultat 1:0 ndaj Spezia-s, në ndeshjen e javës së 28-të në Serie A.

Alvaro Morata shënoi golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 21-të, i cili u asistua nga Manuel Locatelli.

Në vazhdim të ndeshjes, raste për gol patën dyja skuadrat, sidomos Spezia rrezikoi disa herë portën e bardhezinjëve, por nuk arritën të barazojnë rezultatin.

Spezia në minutën e 85-të kërkoi penallti për shkak të një faulli në zonë, por pas rishikimit të VAR-it, u bë e ditur se ishte korrekte.

Në këtë ndeshje, sulmuesi kuqezi, Rei Manaj luajti për 76 minuta, por ai nuk ishte në ditën e tij më të mirë.

Pas javës së 28-të, Juventus-i gjendet në vendin e katërt me 53 pikë, pesë më pak se lideri Inter-i, ndërsa në xhiron e 29-të do të takohet me Sampdoria-n.

Kujtojmë që xhiro e 28-të në Itali do të mbyllet me derbin e kësaj jave ndërmjet Napolit dhe Milan-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore