Stil

Justin Bieber ofron shpërblime për fansat që marrin pjesë në kauza në të mirë të shoqërisë


Justin Bieber - Artist

Këngëtari, Justin Bieber ka ofruar disa shpërblime për fansat që ndjekin turneun e tij të shumëpritur botëror dhe gjithçka që duhet të bëjnë për të fituar është të ndihmojnë që bota të bëhet një vend më i mirë.

Turneu “Justice World Tour” i Bieber do të nisë së shpejti dhe këngëtari po ofron disa stimuj seriozë për fansat që përfshihen në kauza për të ndihmuar reformën e drejtësisë penale, votimin dhe veprimin për klimën.

Justin Bieber.

Ata që ia dalin ta bëjnë atë çfarë Bieber po kërkon – do të mund ta takojnë yllin “Never say never” do të akomodohen në zonën VIP gjatë koncerteve të tij.

Madje, ata do të kenë mundësinë edhe ta takojnë e ta përshëndesin drejtpërsëdrejti artistin me famë botërore.

Turneu, i cili do të zhvillohet në më shumë se 20 vende do të shfaqë para audiencës edhe fituesit e çmimeve.

Justin Bieber.

Çdo natë në turne, Justin dhe bashkë me ekipin e tij do të rrisë ndërgjegjësimin për shkaqe të shumta, përfshirë ato lokale dhe po ashtu edhe globale, Kësisoj fansat që nënshkruajnë peticionet ose paraqesin fakte se kanë kontribuuar në sferat e kërkuara, do të fitojnë edhe privilegje të tjera nga artisti.

Faqja e turneut të Propeller dhe Justin ka listën e plotë të bamirësive dhe organizatave që ata po promovojnë, dhe po u bëjnë thirrje fansave të përfshihen  – provojeni, edhe ju mund të bëheni fansi fatlum që takon për se afërmi ikonën e muzikës pop.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore