Momente

Josh Taylor për Manny Pacquiao: Gentleman i egër


Ëndrra më e madhe e skocezit 30 vjeçar Josh Taylor, kampioni i botës në kategorinë light-welterweight, është të duelojë në ring kundër idhullit të tij, Manny Pacquaio, të cilin Taylor e cilëson si ‘gentleman i egër’.

Taylor [17 – 0] mund të hyjë në historinë e boksit nëse mposht homologun e tij meksikano-amerikan Jose Ramirez [26 – 0] më 22 maj, për titullin e kampionit të padiskutueshëm.

“Do të ishte fenomenale nëse do të ndaja ringun me heroin tim, Pacquiao”, u shpreh Taylor për Sky Sports – ai vijon më tej me më shumë emocion për mundësinë e një eventi të tillë – “Sa njerëz kanë pasur mundësinë të ndeshen kundër idhulit të tyre, madje edhe ta mposhtin? Jo, nuk ka shumë”.

I pyetur se çfarë adhuron tek Pacquaio, Taylor tha: “Çdo gjë. Ai është gazmor, ai këndon, ai flet me theks skocez, stilin e luftimit, është kampioni i popullit dhe një njeri shumë i mirë, duket te bamirësitë për të varfërit”.

“Është gentleman absolut dhe stili i tij i luftimit është i egër – mëngjerash me duar të shpejta, të cilin nuk e sheh dot, kaq i shpejt është”.

Filipinasi Pacquaio, tashmë 42 vjeç [62 – 7 – 2], është i vetmi boksier kampion bote në histori, i cili mbretëroi në tetë kategori të ndryshme, por aktualisht, konsiderohet si kampioni absolut i kategorisë welterëeight, pasi mposhti Keith Thurman dhe u shpall kampioni më i vjetër në moshë [40 vjeç në atë kohë] me rripin e kategorisë welterëeight.

Peshat e tyre përkojnë disi. Nga ana tjetër, Manny gëzon metabolizëm dhe rini fizike unikale, gjë që e ka treguar në titujt e tij në kaq shumë kategori. Dëshira e Taylor nuk duket e pamundur.

Megjithatë, si fillim, 30 vjeçari nga Skocia duhet të konfirmojë mprehtësinë e aftësive të tij në kategorinë light-welterweight më 22 maj, kundër Jose Ramirez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore