Sport

Jorginho dhe Sarri, përsëri bashkë?


Jorginho po kalon një periudhë shumë të mirë te Chelsea, ku nën drejtimin e Tuchel ka gjetur një formë shumë të mirë.

Por, agjenti i italianit, Joas Santos, ka ngritur dilema rreth të ardhmes së futbollistit në “Stamford Bridge”.

“Sarri te Napoli me Jorginho-n është ide e mrekullueshme”, tha Santos në një intervistë për Radio Napoli, “në aspektin futbollistik është e mundur, por duhet ta shohim se çfarë mendon De Laurentiis”.

“Ai është një trajner shumë i rëndësishëm për Jorginho-n, dikush që ia nxjerr më të mirën klientit tim”.

Jorginho dhe Sarri ishin së bashku për tre vite te Napoli, para se pastaj të bashkoheshin të dy me Chelsea-n në verën e vitit 2018.

Italiani ka dhe dy vite e gjysëm kontratë te Chelsea, por ende asnjë vendim mbi të ardhmen e tij nuk është bërë i ditur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore