Familja

Jordyn Woods i kishte kërkuar falje Kylie Jenner, para ribashkimit


Ish-mikeshat, Kylie Jenner dhe Jordyn Woods u ribashkuan publikisht gjatë fundjavës pasi përjetuan një përplasje për skandalin e mashtrimit të kësaj të dytës në vitin 2019 me ish-in e tanishëm të Khloe Kardashian, Tristan Thompson.

Lidhur me rikuperimin e marrdhenieve mes modeleve, një burim pranë tyre ka thënë se asgjë nuk ndodhi rastësisht – Woods, i kishte kërkuar falje për historinë e skandalit me Thompson, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

“Jordyn iu drejtua Kylie-t për t’i kërkuar falje për mënyrën se si gjithçka shkoi dhe i bëri të ditur se ajo e donte atë”, thotë burimi.

Një tjetër person i brendshëm i afërt me Jenner dhe Woods, ka thënë se “dalja në restorant të së shtunës nuk ishte hera e parë që ata u ribashkuan – vetëm se ishte hera e parë së bashku në publik”.

“Dyshja kanë kaluar kohë së bashku gjatë vitit të kaluar, larg kamerave, pasi kanë punuar për miqësinë e tyre”, ka shtuar burimi.

Burimet po ashtu tregojnë se të gjithë të përfshirët e kanë lënë dramën në të kaluarën, veçanërisht pasi ajo ka ndodhur disa vite më parë. Nuk ka më tension nga asnjëra anë.

Për më tepër, me gjithë faljen, burimi i brendshëm thotë se Khloe – e cila ndan vajzën 5-vjeçe True dhe djalin 11-muajsh Tatum me Thompson, 32-vjeç – nuk e ka penguar motrën e saj të vogël të vazhdojë miqësinë e saj me Woods.

Fotografitë e marra nga Daily Mail gjatë fundjavës shfaqnin ish-shoqet më të mira duke dalë nga një restorant në Los Anxhelos.

Ribashkimi i tyre i papritur erdhi pasi dyshja i dhanë fund miqësisë së tyre të gjatë në shkurt të vitit 2019 kur Woods u kap duke u puthur me Thompson.

Themeluesja e Kylie Cosmetics filloi të distancohej nga miqësia e tyre pas skandalit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore