Lajme

Johnson zotohet për më shumë ndihma ndaj Ukrainës


Kryeministri britanik, Boris Johnson u zotua të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën, në një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky të premten në mëngjes.

Kryeministri u zotua të qëndrojë me Ukrainën në një kohë kur populli i saj “po përballej me një tmerr të tillë dhe me guxim”.

Johnson bëri me dije se i ka thënë Zelensky-t se “ne e dimë se duhet të bëjmë më shumë për të ndihmuar. Unë zotohem se do ta bëjmë”.

Duke folur në konferencën e Konservatorëve Skocezë në Aberdeen, ai njoftoi se i tha presidentit se e dinte se Ukraina po luftonte “jo vetëm për jetët dhe shtëpitë tuaja, por për kauzën e demokracisë dhe vetë lirisë”.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar kishte “udhëhequr” në ofrimin e armëve për Ukrainën dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Johnson shtoi gjithashtu se “unë mendoj se ne të gjithë mendojmë se mundemi dhe do të bëjmë më shumë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore