Lajme

Johnson: Putin-i po përdor taktika barbare kundër civilëve


Boris Johnson, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, ka mbajtur një konferencë në Varshavë me homologun polak Mateusz Morawiecki.

Johnson-i ka thënë se “tragjedia” që Britania e Madhe dhe të tjerët parashikuan, tanimë ka ndodhur me pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin.

Dhe se kjo është më keq nga sa pritej.

Sipas tij, pushtimi rus në Ukrainë është një fatkeqësi e shpalosur në kontinentin evropian, me Poloninë gjithashtu në vijën e parë.

“Është e qartë se Putin-i është i përgatitur të përdorë taktika barbare dhe pa dallim kundër civilëve të pafajshëm për të bombarduar dhe për të hedhur raketa në blloqe për të vrarë fëmijë”, ka shtuar ai.

Johnson-i ka qenë në Poloni dhe po takohet me aleatët kryesorë evropianë atje për të diskutuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore