Lajme

Joe Biden njofton ndarjen nga jeta të qenit të tij, 13 vjeçar


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka njoftuar se Champ, qeni më i madh i familjes, 13 vjeç, ka ngordhur në shtëpi.

“Ai ishte shoqëruesi ynë i dashur gjatë 13 viteve të fundit. U adhurua nga e gjithë familja Biden”, shkruan presidenti dhe zonja e parë, Jill Biden, në një postim në Twitter.

Bidens po kalojnë fundjavën në shtëpinë e tyre në Wilmington, Delaware.

Familja e Joe Biden morën Champ-in pasi Biden u zgjodh nënkryetar në 2008. Champ ka qëndruar dy herë në Shtëpinë e Bardhë, njëherë kur Biden ishte zëvëndespresident dhe si president i SHBA-ve.

Në deklaratën e tyre, Bidens thanë se kur Champ ishte i ri, “ai lumturohej kur ndiqte topa golfi në lëndinën e përparme të Observatorit Detar”, dhe kohët e fundit ai gëzohej kur pushonte në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë ”.

“Në momentet tona më të gëzueshme dhe në ditët tona më të trishta, ai ishte atje me ne,  duke përjetuar çdo ndjenje dhe emocion tonin”, shkruhet nga Bidens në postim.

Bidens herë pas here shiheshin duke shëtitur dy qentë e tyre në Shtëpinë e Bardhë, në Lëndinën e Jugut. Qentë nganjëherë bashkoheshin me presidentin gjatë udhëtimeve në Camp David ose për të vizituar shtëpinë në Delaware.

Champ, i cili tregoi moshën e tij muajt e fundit në leshin e tij të thinjur dhe ecjen e ngadaltë, ishte shpesh më i lodhur.

Bidens pritet të sjellin një mace në Shtëpinë e Bardhë për t’u bashkuar me familjen së shpejti.

Marrë nga Al Jazeera, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore