Sport

Jo vetëm Newcastle, por edhe Chelsea insiston në transferimin e Tonali-t


Sipas mediumit italian, “La Gazzetta dello Sport”, Newcastle i ka ofruar 8 milionë euro në sezon mesfushorit të Milan-i, Sandro Tonali-t, por Chelsea është gjithashtu në bisedime për italianin.

Shoqëruesit e Tonali-t janë në Londër, ku sipas “Gazzetta”-s, ata kanë marrë ofertë për një kontratë prej 8 milionë euro në vit për klientin e tyre.

Më herët, mediat në Itali raportuan se Newcaslte kishin bërë një ofertë prej 60 milionë euro për të nënshkruar me 23-vjeçarin, por propozimi i tyre u refuzua .

Sipas “Calciomercato”, kuqezinjtë nuk do të dëgjojnë oferta nën 80 milionë euro për mesfushorin e tyre.

Tonali është një tifoz i vendosur i Milan-it, kështu që Newcastle pritet të luftojë për ta bindur atë të largohet nga “San Siro”.

Megjithatë, ai do të trefishonte rrogat e tij në “St. James Park” duke pasur parasysh se ai aktualisht merr 3.5 milionë euro në sezon me kuqezinjtë.

Gazeta rozë shton se Chelsea është gjithashtu e interesuar për Tonali-n dhe tashmë ka folur me Milan-in për një marrëveshje të mundshme.

Kuqezinjtë janë të interesuar për disa lojtarë të Blues, veçanërisht Ruben Loftus-Cheek dhe Christian Pulisic, dhe Chelsea thuhet se është gati të përfshijë një prej tyre në një marrëveshje shkëmbimi të lojtarëve plus para.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore