Sport

Jo vetëm De Ketelaere, Milan-i kërkon edhe talentin tjetër të Club Brugge


Gjatë ditës së mërkure, drejtorët e klubit të Milan-it, Paolo Maldini dhe Frederic Massara fluturuan drejt Belgjikës për të mbyllur transferimin e Charles De Ketelaere.

Megjithatë kjo nuk ndodhi, pavarësisht se raportohej që takimi me drejtuesit e Club Brugge ishte pozitiv.

Mirëpo, si theksojnë mediat italiane, ky takim nuk pati qëllim vetëm mbylljen e nënshkrimit me talentin belg, por kuqezinjtë dëshirojnë tjetër lojtar të “rrëmbjenë” nga belgët.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, Milan-i gjithashtu e përdori këtë takim për të kërkuar informacione rreth futbollistit të talentuar, Noah Mbamba.

17-vjeçari belg ka filluar të depërtojë në ekipin e parë të Club Brugge dhe ai duket të jetë një mesfushor mbrojtës tepër i talentuar me shumë potencial.

Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm, por tani për tani ai konsiderohet i pashitshëm nga drejtuesit e klubit belg.

Milan-i ka të ngjarë të mbajë një sy nga afër Mbamba, duke parë zhvillimin e tij dhe duke konsideruar një lëvizje për të në të ardhmen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore