Jetesë & Stil

Jessie J përballet me probleme të zërit si pasojë e betejës me sëmundjen e Menierit


Jessie J - Artiste

Këngëtarja e famshme, Jessie J, ka zbuluar detaje të reja rreth problemeve të saj shëndetësore, teksa ka thënë se po përjeton dhimbje të forta, pothuajse çdo ditë për shkak të betejës së saj me sëmundjen e Menierit.

Jessie J, në llogarinë e saj të Instagram-it ka publikuar një klip të këngës së saj “Prince”, duke kënduar “Purple Rain”, ndërsa ka shkruar se – “ u përpoqa të këndoja një këngë që zakonisht mund ta këndoj me lehtësi, dhe nuk munda. Çështja që kam nuk është zëri im, por po ndikon në zërin tim”.

Ajo tregon të ketë qarë me orë të tëra nga fakti për dobësimin e zërit të saj, i cili nga kritikët e muzikës është konsideruar si “i rrallë”.

“Qava për orë të tëra. E lë veten të ndiej pjesën e thyer të vetes që ndonjëherë e di që e injoroj kur nuk duhet”.

“Disa ditë janë shumë më të mira se të tjerat. Pjesa më e keqe është se nuk janë akordet e mia vokale. Është diçka rreth tyre. Shpinë, tiroide, alergji. Kush e di. Testet vazhdojnë”, ka shkruar ylli i hitit “Do it like a dude”.

Këngëtarja ka treguar se ndonjëherë ndihet “e pashpresë dhe e mposhtur”.

“95% të kohës jam mirë. Pozitive dhe e fortë. Kjo është ajo që unë portretizoj këtu kryesisht. Por ai 5% do të rritet nëse nuk pranohet”

“Pra, po, ndonjëherë si dje. Unë thyej. E gjithë shpresa zhduket. Ndihem aq e humbur dhe aq e vetme në atë që po ndodh”, ka shtuar ajo.

Ajo po ashtu ka treguar se – “shumë shpesh vetëm pretendon se është mirë, por që realiteti është krejt diçka tjetër”.

Gjithsesi, Jessie J, shprehet të mos i ketë humbur shpresat për ditë të ndritura në të ardhmen.

Ndryshe, fund vitin që lamë pas, këngëtarja 33-vjeçe tregoi se ishte diagnostikuar me këtë sëmundje dhe kaloi pragun e Krishtlindjeve në spital.

Sëmundja e Menierit prek veshin dhe mund të shkaktojë marramendje, por këngëtarja bëri me dije se e njëjta po ndikon negativisht edhe në zërin e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore