Sport

Jehon kënga “Oj Kosovë oj nëna ime” në stadiumin e Galatasaray-t (VIDEO)


Milot Rashica u shpall kampion i Turqisë me Galatasaray-n, derisa ceremoninë e festimin e bënë sonte (e diele, 4 qershor).

Titulli u bë edhe më festiv, kur Galata mposhti rivalët e përbetuar, Fenerbahce-n me rezultat 3:0, në ndeshjen e fundit të kampionatit, pavarësisht se titulli kampion ishte siguruar më herët.

Pas ndeshjes, të gjithë futbollistët u rikthyen në fushë, duke hyrë me muzikë të përzgjedhur nga vetë ata.

Ylli i Kosovës dhe i Galatasaray-t, Milot Rashica, zgjodhi që këtë hyrje ta bënte me këngën e Shkurte Fejzas, “Oj Kosovë ojë nëna ime”, derisa ishte i mbështjellë me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë, i shoqëruar me dy djemtë e tij.

Kujtojmë që Rashica dha një kontribut të madh në shpalljen e Galatasaray-t kampion të Turqisë.

Reprezentuesi i Kosovës shënoi katër gola dhe dhuroi shtatë asistime në 24 paraqitje në Superligën e Turqisë, ndërkohë kishte shënuar edhe dy gola të tjerë në Kupën e Turqisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore