Lajme

Jeffrey Epstein dyshohet se u përpoq të zhvaste Bill Gates për lidhjen jashtëmartesore


Trafikanti Jeffrey Epstein duket se kërcënonte Bill Gates-in dhe u përpoq të shantazhonte multi-miliarderin për lidhjen e tij jashtëmartesore me një lojtare ruse.

Kështu rezulton sipas një raporti të ri të publikuar nga “Wall Street Journal”.

Burime të njohura me këtë çështje kanë thënë se pasi Epstein mësoi për lidhjen e bashkëthemeluesit të Microsoft-it me lojtaren ruse Mila Antonova, ai e kërcënoi Gates se do t’i rimbursonte shpenzimet e shkollimit që Epstein kishte mbuluar fillimisht për Antonova-n për të ndjekur shkollën e kodimit të software-it.

Kërcënimi i Epstein për Gates erdhi në formën e një emaili që ai dërgoi në vitin 2017 pasi ai nuk arriti ta bindte Gates të bashkohej me një fond bamirësie shumë miliarda dollarësh që ai u përpoq të krijonte, sipas burimeve.

Gates u takua me Antonova-n rreth vitit 2010, kur ajo ishte në të 20-at, dhe vazhdoi të luante me të Bridge.

Në një video në YouTube të vitit 2010, Antonova rrëfeu një turne që ajo luajti me Gates.

Referuar dokumenteve të shqyrtuara nga “Wall Street Journal”, Antonova donte të krijonte një biznes me tutoriale në internet dhe po përpiqej të siguronte fonde.

Nëpërmjet Boris Nikolic, një këshilltar i ngushtë i Gates, Antonova u prezantua me Epstein për ta ndihmuar atë të mblidhte fonde për iniciativën e saj, e cila kërkoi të “promovonte biznesin duke krijuar mësime cilësore për fillestarët dhe lojtarët e avancuar”.

Antonova dhe Nikolic u takuan me Epstein në shtëpinë e tij në qytetin e New York-ut në nëntor 2013, ku ajo i paraqiti propozimet e saj për mbledhjen e fondeve dhe kërkoi gjysmë milioni dollarë.

Antonova i ka treguar gazetës se Epstein në fund të fundit nuk investoi në iniciativë.

Megjithatë, ajo vazhdoi të qëndrojë në një apartament në New York një vit më vonë që Epstein ia dha.

Epstein në një moment pagoi që Antonova të ndiqte shkollën e kodimit të software-it, referuar raportimit.

Gjatë kohës që Antonova po kërkonte të krijonte iniciativën e saj, Epstein po përpiqej gjithashtu të krijonte fondin e tij.

Sipas dokumenteve të shqyrtuara, Epstein po përpiqej të krijonte fondin e tij bamirës me JP Morgan, i cili do t’u kërkonte individëve ultra të pasur të jepnin një kontribut minimal prej 100 milionë dollarësh dhe t’i paguanin atij miliona dollarë tarifa.

Fondi supozohej të ishte një mënyrë për Epstein për të rindërtuar reputacionin e tij pasi ai u detyrua të regjistrohej si abuzues seksual dhe ishte deklaruar fajtor në vitin 2008 për kërkimin dhe blerjen e një të mituri për prostitucion, sipas burimeve.

Dokumentet e shqyrtuara nga media treguan se fondi i Epstein ishte i kushtëzuar nga marrja e mbështetjes nga Gates.

Në emailet e dërguara drejtuesve të JP Morgan, Epstein u përpoq të dilte si një këshilltar i ngushtë i Gates, pavarësisht se nuk përfshinte bashkëthemeluesin e Microsoft-it në emailet, të cilat “Wall Street Journal” i rishikoi.

Në vitin 2017, Epstein i dërgoi email Gates për Antonova-n pasi lidhja jashtëmartesore e Gates përfundoi.

Në email, Epstein i kërkoi Gates që t’i rimbursonte shpenzimet e shkollës së kodimit të Antonova.

Dy vjet më vonë, në vitin 2019, prokurorët federalë e akuzuan Epstein për trafikim seksual të të miturve dhe komplot për të kryer trafikim.

Epstein i mohoi akuzat dhe iu refuzua lirimi me kusht. Ai vdiq muaj më vonë në paraburgim në një vetëvrasje të dukshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore