Art&dizajn

Jay-Z nxitë rritje të anëtarësimeve në Bibliotekën Publike të Bruklinit


Nëse dikush mund të bëjë një udhëtim në bibliotekë e të ndihet si një festë, me sa duket është rep artisti, Jay-Z.

Për të festuar 50-vjetorin e hip-hop-it, Biblioteka Publike e Bruklinit dhe labeli i Jay-Z, Roc Nation kanë nxjerrë 13 karta bibliotekare me botim të kufizuar bashkë me vepra arti nga albumet e rep artistit.

“Nisma, e cila përfundon më vonë këtë muaj, ka rezultuar tashmë në 14 mijë llogari të reja në bibliotekë”, tha një zëdhënës i bibliotekës në fjalë.

Kartat janë të lidhura me një ekspozitë të Bibliotekës Qendrore të Bruklinit që eksploron karrierën e Jay-Z përmes fotove të rralla, regjistrimeve origjinale, videove dhe objekteve të tjera.

“Përgjigja entuziaste e komunitetit ndaj kësaj ekspozite është një dëshmi e ndikimit të jashtëzakonshëm të Jay-Z”, tha Linda E. Johnson, drejtoreshë dhe aksionare e Bibliotekës Publike të Bruklinit.

Po ashtu, kartat e bibliotekës me temë Jay-Z janë në dispozicion falas për banorët e shtetit të Nju Jorkut.

Njujorkezët mund të mbledhin të 13 versionet – por vetëm një do të aktivizohet në një llogari të Bibliotekës Publike të Bruklinit për të kontrolluar burimet.

Megjithëse disa njerëz po përpiqen të shesin kartat me botim të kufizuar në internet, një punonjës i bibliotekës tha për CNN se ata përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të mijërave që janë regjistruar për një kartë të re.

Shawn “Jay-Z” Carter u rrit në Marcy Homes, një kompleks banesash publike, në lagjen e Bruklinit Bedford Stuyvesant, më i njohur si “Bed Stuy” ose “The Stuy”.

Ngritja e tij në famën e muzikës erdhi në fillim të viteve të 90-ta, si interpretues dhe më vonë pronar dhe sipërmarrës i një shtëpie diskografike.

Ai u bë artisti i parë miliarder në hip-hop, duke shitur më shumë se 140 milionë disqe dhe duke fituar 24 çmime “Grammy” – më së shumti nga rep artistët.

Sistemet e tjera të bibliotekave të qytetit të Nju Jorkut kanë lëshuar gjithashtu karta të veçanta për përvjetorin e hip-hop-it, siç ka bërë edhe Autoriteti Metropolitan i Transportit (MTA).

Nëse nuk keni pasur mundësinë të shikoni ekspozitën “The Book of Hov” të Bibliotekës Publike të Brooklyn-it prej 40 mijë metrash katrorë, megjithatë ju jeni me fat.

Së fundmi, biblioteka njoftoi se retrospektiva e Jay-Z që përfshin karrierën e tij tani është planifikuar të zgjasë deri në tetor, shkruan Billboard, transmeton AlbanianPost.

Ekspozita u hap më 14 korrik në një premierë plot zhurmë që përfshinte një grup yjesh, duke përfshirë Questlove, Rakim, Babyface, DJ Khaled, Fat Joe, Yo Gotti dhe Lil Uzi Vert si dhe të ftuarën e nderit, gruan e Jay Z, Beyonce dhe vajzën e tyre, Blue Ivy.

Lajmi i mirë është se edhe nëse nuk mund t’ia dilni, uebsajti interaktiv “Book” ka një përmbledhje kapitull pas kapitulli të artikujve në ekspozitë, me legjendën e radios së Nju Jorkut, Angie Martinez, që ofron rrëfimin për koleksionin special, emri i të cilit është frymëzuar nga hiti “God” i nominuar për “Grammy 2022” të Khaled.

Biblioteka Publike e Brooklyn-it zgjat deri në vjeshtë ekspozitën e Jay-Z – “The Book of Hov”

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore