Lajme

Izraeli sulmon anijen iraniane në Yemen


Një anije mallrash iraniane, e cila besohet se ka qenë baza e paramilitarëve të Gardës Revolucionare, e ankoruar prej vitesh në ujërat e Detit të Kuq në Yemen, është sulmuar.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni shtetëror iranian.

Sipas tyre, sulmi në anijen MV Saviz, është kryer nga Izraeli.

Ky sulm është konfirmuar edhe nga një zyrtar i lartë i SHBA-së.

Kjo goditje vjen ndërkohë që Irani dhe SHBA-ja janë të ulura në tryezën e Vienës, për të biseduar mbi rikthimin e paktit bërthamor të vitit 2015.

Kjo prani e zgjatur e anijes në atë rajon, është kritikuar prej kohësh nga Arabia Saudite. Sipas ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, me anë të saj, Irani furnizonte rebelët Houthi të Yemen-it me armë.

Gjithsesi, nga Republika Islamike, kjo gjë është mohuar.

Nga ana tjetër, tek armët e rebelëve yemen-as, janë gjetur gjurmë të cilat lidhen me implikimin e Iranit në tregtinë e tyre.

Justifikimi i pranisë së anijes në këtë rajon, ka qenë “përpjekja iraniane për të ndaluar piraterinë”.

Nga pala izraelite ndërkaq, nuk ka pasur komente mbi këtë ngjarje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore