Lajme

Italia do të vazhdojë të ofrojë përkrahje për rritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së


Ejup Maqedonci dhe Antonello De Riu

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar këtë të enjte me ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Antonello De Riu, me të cilin ka biseduar për fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, “me theks të veçantë” subjekt i diskutimit në mes të Maqedoncit dhe De Riu-it ka qenë bashkëpunimin ndërmjet ministrive të mbrojtjes së dy shteteve.

“Implementimi i planit bilateral, thellimi i bashkëpunimit në zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, shkollimi i kuadrove të reja të ushtarakëve, ishin disa nga pikat kryesore të diskutimit”, thuhet në njoftim.

Ejup Maqedonci dhe Antonello De Riu

Ministri i ri i Mbrojtjes ka potencuar se “si dy shtete që përqafojmë të njëjtat vlera demokratike me synim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes nesh”.

Nga ana e tij, ambasadori De Riu theksoi se Italia mbetet “e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për ngritjen e kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore