Përballje

Itali – Spanjë, formacionet zyrtare


Italia dhe Spanja do të ballafaqohen sonte në kuadër të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kombeve, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro” të Milanos.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim me një memorie të freskët, pasi që rreth tre muaj më herët ato u përballen në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian “Euro 2020”, të cilën e fitoi Italia me anë të ekzekutimit të penalltive.

Italia vjen në këtë sfidë pas një rekordi fantastik, ku djelmoshat e Roberto Mancini-t nuk janë mposhtur në 37 ndeshje radhazi.

Në anën tjetër spanjollët do të kërkojnë hakmarrje për atë eliminim që ia shkaktuan të kaltrit në Evropianin e zhvilluar pak muaj më parë.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka vendosur që për këtë sfidë të startojë me formacionin e njëjtë sikur në përballjen e kaluar, mirëpo mungesë kryesore e të kaltërve do të jetë sulmuesi i Lazio-s, Ciro Immobile, të cilin do ta zëvendësojë Federico Bernardeschi.

Në anën tjetër Luis Enrique do të luajë me Oyarzabal, Sarabia dhe Ferran Torres në sulm, kurse Alvaro Morata nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht.

Formacionet zyrtare:

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Bastoni, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Insigne, Bernardeschi.

Spanja: Unai Simon; Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Marcos Alonso; Koke, Busquets, Gavi; Sarabia, Ferran Torres, Oyarzabal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore