Kosova

Isufaj me përfaqësuesit britanikë të KFOR-it, diskutojnë për gjendjen e sigurisë


Isufaj takohet me përfaqësues britanik të KFOR-it.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, është takuar me përfaqësues të Task-forcës britanike të KFOR-it në Kosovë, të premten.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria.

“Përfaqësuesit e Task-forcës britanike të KFOR-it, kanë shprehur gatishmërinë për të siguruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët, ndërkohë që po vazhdojnë të monitorojmë nga afër situatën e sigurisë, si dhe kanë ofruar bashkëpunim me Prokurorinë Speciale”, thuhet në njoftim.

Isufaj citohet të sqaruar përkushtimin për të koordinuar veprimet institucionale që garantojnë sundimin e rendit dhe ligjit.

Largimi i punonjësve serbë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës dhe nga Gjykata Themelore e Mitrovicës do të vështirësoj punën në sistemin e drejtësisë dhe rrezikon ta kthejë sistemin paralel në Veri.

KFOR.

Nga asnjëri institucion nuk ka ndonjë vendim sa i përket zgjidhjes së rasteve të cilat janë trajtuar nga gjykatësit paraprak që tashmë janë tërhequr.

Vendim s’ka as për zëvendësimin e gjyqtarëve.

Albanian Post, ka dërguar pyetje në Gjykatën Themelore të Mitrovicës lidhur me problemet që mund të ballafaqohet ky institucion, por që nga të njëjtit është thënë se akoma nuk ka diçka konkrete.

Ndryshe, largimi më i bujshëm është ai i rreth 400 policëve serbë të Kosovës në veri.

Serbët lokalë janë duke kundërshtuar planin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Beogradi, që ushtron kontroll mbi ta, insiston në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës, por institucionet e Kosovës  nuk heqin dorë nga vendimi i saj.

Largimi i serbëve nga institucionet rrezikon kthimin e strukturave paralele

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore