Udhëtime

Ishulli mrekullibërës gjatë pandemisë


Ndërkohë që shumica e botës është izoluar nga pandemia, një shtet i vogël ishullor jeton pothuajse sikur të mos ekzistonte fare Covid-19.

Nxënësit janë në bankat e tyre shkollore, lokalet dhe restorantet janë të hapura e turistët gjithmonë të mirëpritur.

Bëhet fjalë për Islandën që falë programit të suksesshëm të testimit dhe vaksinimit, qeverisë transparente dhe qytetarëve të disiplinuar, ka arritur ta vë nën kontroll pandeminë dhe t’i rikthehet rimëkëmbjes ekonomike. Nga fillimi i pandemisë, në Islandë janë të regjistruar vetëm 29 të vdekur dhe 6.083 të infektuar me COVID-19.

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve (ECDC), për 14 ditë numri i të infektuarve në 100 mijë banorë është vetëm 4.12%, derisa përqindja mujore e rasteve të reja me koronavirus në Evropë sillet rreth 300. Përqindja e vdekjeve si pasojë e COVID-19 prej javësh është zero.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore