Lajme

Ish-deputeti poston foto nga takimet e rëndësishme në SHBA, të njëjtat s’i siguroi dot Kurti


Faton Bislimi

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherësh Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi, i cili ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të njëjtën periudhë kur edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjendet atje, ka arritur të takohet me përfaqësuesit e tri institucioneve më të rëndësishme të SHBA-ve.

Bislimi, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Washington ka arritur ta takojë dy nga këshilltarët kryesor për Ballkanin në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Në Këshillin për Siguri Kombëtare është takuar me Drejtoreshën për Evropë, Amanda Sloat dhe një zyrtare të këtij institucioni, Mallory Stewart.

Ndërsa në Departamentin e Mbrojtjes, Bislimi, është takuar me Kolonelin Anderson, përgjegjës për Ballkanin.

“Kosova është me fat që gëzon mbështetje të madhe nga aleati ynë i pazëvendësueshëm. Kjo marrëdhënie e jona kaq unike e kaq e sinqertë me SHBA-të,  për të cilën meritë të paçmueshme kanë Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e udhëhequr nga Kongresisti Joe DioGuardi e Shirley Cloyes DioGuardi, duhet ruajtur si sytë e ballit”, ka shkruar ndër të tjera Bislimi.

Ndryshe, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij dy javore në SHBA-të, ka arritur të takohet vetëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, dhe disa kongresistë e senatorë amerikanë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore