Lajme

“Ish-ambasadori Serdar Kiliç, i dërguari special i Turqisë për dialogun me Armeninë”


Ish-ambasadori i Washington-it, Serdar KiliçSerdar Kiliç

Ish-ambasadori i Washington-it, Serdar Kiliç, do të jetë i dërguari special i Turqisë, që do të punojë për normalizimin e marrëdhënieve me Armeninë.

Ka qenë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cili, gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe më 15 dhjetor, tha se, “ka filluar të flitet për normalizimin e marrëdhënieve nga të dyja shtetet”.

Ankaraja dhe Jerevani nuk kanë pasur asnjëherë raporte zyrtare diplomatike. Turqia, aleate kyçe e Azerbajxhanit, shtet ku flitet turqishtja, e ka mbyllur kufirin me Armeninë që prej viteve ‘90, për shkak të pushtimit të Nagorno-Karabakut me rrethinë nga Armenia.

Në vjeshtën e vitit 2020, Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan një luftë gjashtëjavore në këtë rajon të diskutueshëm, ku humbën jetën mbi 6 mijë e 500 persona.

Ish-ambasadori i Washington-it, Serdar Kiliç

Konflikti përfundoi pas një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia, të quajtura “Protokollet e Cyrihut”, sipas të cilave, armenët kthyen kontrollin e territoreve që i kishin pasur për vite tek Azerbajxhani.

Armenia është e gatshme për procesin e normalizimit të raporteve me Turqinë “pa kushte”, tha më 14 dhjetor zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme armene, Vahan Hunanian.

Hunanian konfirmoi gjithashtu se Jerevani do të emërojë një të dërguar special për normalizimin e raporteve me Turqinë.

Ndërkohë Çavusoglu para ligjvënësve turq, tha se “ne do të nisim fluturimet direkte Jerevan-Stamboll në të ardhmen”.

Në vitin 2009, Ankaraja dhe Jerevani nënshkruan “Protokollet e Cyrihut” për të vendosur marrëdhënie diplomatike dhe për të rihapur kufirin e tyre të përbashkët, por kjo marrëveshje nuk u ratifikua kurrë.

Më vonë, Turqia tha se nuk mund ta miratonte zyrtarisht marrëveshjen derisa Armenia të tërhiqej nga rajoni i Nagorno-Karabaku-t.

Forca të Armatosura në Rajonin Nagorno-Karabak

Gjatë deklaratës, Çavusoglu u shpreh se zyrtarët nga Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po punojnë për një vizitë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan më 14-15 shkurt.

“Ne konsultohemi me Azerbajxhanin për çdo çështje dhe marrim hapa të tillë në dijeni të Azerbajxhanit. Askush nuk duhet të vërë në dyshim nëse mund të veprojmë në mënyrë të pavarur, apo të ndarë nga Azerbajxhani. Ne jemi një komb, dy shtete. Këto gjëra pozitive do të na sjellin dobi të gjithëve”, shtoi ai.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nuk kanë qenë në nivelin e dëshiruar vitet e fundit, por kohët e fundit ata kanë shfaqur interes për normalizimin e marrëdhënieve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore