Lajme

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa: “Abazoviç shkeli në vijë të kuqe, vendimi i Gjukanoviçit i logjikshëm”


Ish-ambasador i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa

“Vendim i logjikshëm pas vendimit të Dritan Abazoviç, i cili qartazi e ka ditur se është duke shkelur në një vijë të kuqe sensitive, duke rrezikuar një koncept të mbështetjes konsensuale”.

Kështu e ka vlerësuar ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, vendimin e së dielës së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) për të tërhequr mbështetjen ndaj qeverisë së pakicës së Dritan Abazoviç, pas miratimit të draft-kontratës me Kishën Ortodokse Serbe.

“Koncepti i mbështetjes konsensuale të cilën Abazoviç e ka rrezikuar”, Hysa për Albanian Post tregon se ka qenë “mundësia e hyrjes së shpejtë në proceset integrative evropiane”.

Pyetur nga AP nëse tërheqja e mbështetjes së DPS-së, e cila edhe është formacioni më i madh parlamentar partiak me 29 deputetë, çon në rrëzimin e qeverisë, Ylber Hysa thotë se “Problemi tani është që proceduralisht nëse ngritët mocioni i mosbesimit, i cili edhe është ngrit nga SD-ja, pra është brenda parlamentit, pyetja është nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të bërë 41 vota për të rrëzuar qeverinë”.

Si skenar të mundshëm që mund të prodhohet, ish-ambasadori thotë se “Abazoviç mund të vazhdojë të mbes në një limbo, si zombie, me vota të cilët nuk nuk mund ta kontestojnë legjitimitetin e tij, por as [atë] që e ka legjitimitetin për të vazhduar qeverisjen”.

Partia e Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, të dielën doli me një qëndrim unanim se qeveria e Malit të Zi ka dalur jashtë suazave të agjendës evropiane, për çka edhe ka pasur mbështetjen në rend të parë, dhe ka miratuar kontratën me Kishën Ortodokse Serbe duke dëmtuar interesat kombëtare.

Në anën tjetër, Social Demokratët kanë iniciuar në procedurë parlamentare shkurtimin e mandatit të qeverisë së Dritan Abazoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore