Lajme

Irani ndihmoi Hamasin të planifikonte sulmin, thotë Wall Street Journal


A mund të kishte vepruar Hamasi i vetëm?

Sipas gazetës amerikane “The Wall Street Journal”, zyrtarët iranianë të sigurisë ndihmuan në planifikimin e sulmit të papritur të Hamasit ndaj Izraelit të shtunën e 7 tetorit dhe i dhanë dritën jeshile sulmit gjatë një takimi në Bejrut të hënën e kaluar.

WSJ-ja ka biseduar me anëtarë të lartë të Hamasit dhe Hezbollahut, një tjetër grup militant i mbështetur nga Irani.

Kjo aleancë do të ishte vulosur në gusht për të zhvilluar inkursione ajrore, tokësore dhe detare.

Disa takime në Bejrut do të kishin bërë të mundur përsosjen e ofensivës, në të cilën do të kishin marrë pjesë oficerët e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

“Ne nuk kemi asnjë informacion në këtë moment për të vërtetuar këtë narrativë”, tha një zyrtar amerikan për takimet.

Nga ana e tij, Mahmoud Mirdawi, një zyrtar i lartë i Hamasit, tha se grupi i kishte planifikuar sulmet vetë.

“Ky është një vendim i Palestinës dhe i Hamasit”, tha ai.

“Ne nuk jemi të përfshirë në përgjigjen e Palestinës, pasi ajo vendoset vetëm nga vetë Palestina”, u shpreh një zëdhënës i misionit iranian në Kombet e Bashkuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore