Lajme

Irani kishte mbyllur objektet e tij bërthamore përpara sulmit


Irani kishte mbyllur objektet e tij bërthamore të dielën, për shkak të sulmit ndaj Izraelit.

Këtë e theksoi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.

Gjatë një konference për shtyp në margjinat e një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ai u pyet për mundësinë e hakmarrjes izraelite kundër objekteve bërthamore iraniane.

“Ajo që mund t’ju them”, thotë Grossi, “është se inspektorët tanë në Iran u informuan nga qeveria iraniane se të gjitha centralet bërthamore që ne inspektojmë çdo ditë do të mbeten të mbyllura për arsye sigurie”.

Rihapja e uzinës iraniane ishte planifikuar për ditën e djeshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore