Aplikacione

Irak: Telegram-i pezullohet për të ruajtur “sigurinë kombëtare”


Qeveria irakiane njoftoi të dielën pezullimin e Telegram-it në të gjithë vendin për arsye që lidhen me “sigurinë kombëtare”, një masë e dënuar nga grupet propagandistike pranë fraksioneve pro-iraniane që përdorin gjerësisht këtë mesazh.

Në mesditën e së dielës, shërbimi nuk ishte më i aksesueshëm, mesazhet e reja nuk po ngarkoheshin, zbuloi agjencia “AFP” në Bagdad.

Sidoqoftë, ishte e mundur të lidheshim me Telegram duke përdorur një VPN (rrjet privat virtual).

Ministria irakiane e Telekomunikacionit e justifikoi këtë pezullim duke thirrur “direktivat nga autoritetet më të larta në lidhje me sigurinë kombëtare”.

E njëjta gjë, sipas ministrisë, vlen edhe për “mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, (që) cenohet nga aplikacioni”.

Qeveria pretendon se i ka kërkuar vazhdimisht Telegram-it të trajtojë problemin e “rrjedhjes së të dhënave nga institucionet shtetërore dhe njerëzit, (që) përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe paqen sociale”. Por kompania “nuk u përgjigj”.

Telegram-i është shumë popullor në Irak. Aplikacioni përdoret veçanërisht si një platformë propagande nga grupe të lidhura me fraksionet e armatosura dhe partitë politike pro-iraniane.

Telegram-i tashmë është bllokuar në vende të tjera. Në prill, mesazhet u pezulluan në Brazil për dështimin e sigurimit të të dhënave për grupet aktive neo-naziste në aplikacion. Ky sanksion u anulua në apel dy ditë më vonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore