Pajisje

iPhone dhe Apple Watch janë tani çelësa të hotelit


Apple dhe Hyatt janë bashkuar për t’i kthyer pajisjet tuaja Apple në çelësa dhome. Ju mund të përdorni një iPhone ose një Apple Watch për të përfituar ky funksion, por për momentin funksionin vetëm në hotelet Hyatt. 
 
Hyatt Hotels Corporation njoftoi se ka vendosur futjen e çelësave në Apple Wallet në gjashtë hotelet e para në SHBA: Andaz Maui at Wailea Resort, Hyatt Centric Key West Resort & Spa, Hyatt House Chicago/West Loop-Fulton Market, Hyatt House Dallas/Richardson, Hyatt Place Fremont/Silicon Valley and Hyatt Regency Long Beach”, tha Hyatt Hotels në një njoftim për shtyp. 
 
Jo vetëm që iPhone ose Apple Watch do të jetë në gjendje të zhbllokojë dhomën tuaj, por do të hapë edhe zona të tjera të përbashkëta të mbrojtura me dry, si palestra, pishina dhe ashensorë. 
 
Për momentin, kjo veçori është e aktivizuar vetëm në hotelet e listuara më sipër, kështu që kjo nuk është diçka nga e cila do të mund të përfitoni në të gjitha hotelet e Hyatt (ose hotele nga kompani të tjera). Ju gjithashtu duhet të keni iOS 15 ose më lart në iPhone dhe watchOS 8 ose më të ri në Apple Watch. 
 
Apple e prezantoi për herë të parë këtë veçori në WWDC 2021 me veçorinë e saj të ID-së digjitale dhe shpresojmë se do të shohim më shumë hotelesh të tjera, pasi është mjaft i dobishëm për ata që udhëtojnë shpesh. Sa herë që mund të keni një gjë më pak për të mbajtur nën kontroll, kjo është pozitive. 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore