Pajisje

iPhone 15 publikohet në shtator


Seria e iPhone 15 pritet të sjellë disa ndryshime të dukshme, në krahasim me vitin e kaluar.

Mark Gurman ka disa detaje shtesë përpara publikimit të madh që pritet të bëhet në shtator.

iPhone 15 Pro dhe Pro Max do të shfaqin teknologjinë e re të ekranit (LIPO), e cila do të ndihmojë në ngushtimin e kornizave rreth ekranit nga 1.5mm krahasuar me 2.2mm në serinë iPhone 14 Pro.

iPhone 14 Pro review: effortlessly superb | Digital Trends

Procesi LIPO i ekranit veçse është përdorur nga Apple Watch Series 7 dhe tani pritet ta sjellë atë në serinë iPhone Pro dhe ndoshta në gjeneratën e ardhshme të pajisjeve iPad Pro.

Ndryshimi i dytë i madh është kalimi në një kornizë titani, e cila do të jetë më e fortë dhe më e lehtë se çeliku inox i përdorur që nga ditët e iPhone X.

Kjo nuk është hera e parë që Apple përdor titan në produktet e tyre, por është hera e parë që ai do të përdoret në serinë Pro të iPhone.

Si gjithmonë, publikimi i iPhone 15 do të shoqërohet me shumë pritje dhe spekulime nga komuniteti i teknologjisë, ndërsa vetëm koha do të tregojë se sa i suksesshëm do të jetë ky model i ri i telefonave të famshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore