Sport

Inzaghi pritet të bëjë padi ndaj klubit të Brescia-s


Ish-legjenda e Milan-t, Filippo Inzaghi, pritet të bëjë një padi ndaj klubit nga Serie B, Brescia.

Inzaghi ishte trajner i tyre që nga qershori i vitit 2021, por u shkarkua gjatë ditës së mërkurë nga Brescia.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia”, Pipo e kishte një marrëveshje në kontratë ku thuhej se nuk do të shkarkohej në rast se skuadra përfundon në tetë vendet e para në tabelë.

Megjithatë, presidenti i klubit, Massimo Cellino, vendosi ta shkarkojë 48 vjeçarin, edhe pse Brescia aktualisht pozicionohet në vendin e pestë në tabelë, vetëm pesë pikë larg nga vendi i parë.

Lidhur me këtë, mediat në Italia raportojnë se Inzaghi tashmë pritet të ngrejë padi ndaj klubit italian për thyerje të rregullave të kontratës.

Kujtojmë që zëvendësuesi i Inzaghi-t tashmë është emëruar Eugenio Corini, i cili e ka kryer stërvitjen e parë si trajner i Brescia-s për herë të tretë në karrierën e tij.

Ndërsa sa i përket Inzaghi-t, ai në këtë sezon ka arritur 14 fitore, 12 barazime dhe pesë humbje në 31 ndeshje në Serie B.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore