Sport

Inter-i interesohet për sulmuesin e ri të Italisë


Shënoi dy gola në po aq paraqitje me Italinë dhe për Mateo Retegui-n janë të interesuara shumë ekipe për ta transferuar.

E fundit është skuadra e Inter-it, të cilët kanë kërkuar informacione për sulmuesin e lindur në Argjentinë.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, zikaltrit kërkojnë të përforcohen në verën e ardhshme me 23-vjeçarin.

Sipas Tuttosport, drejtori i Interit Dario Baccini, e pa Retegui-n në aksion kundër Maltës të dielën mbrëma, kur Oriundo shënoi golin e tij të dytë me fanellën e të kaltërve.

Retegui është një nga opsionet e Inter-it për të forcuar sulmin sezonin e ardhshëm së bashku me Paolo Dybala-n.

Ky i fundit iu bashkua Romës si agjent i lirë verën e kaluar, por ka një klauzolë prej 20 milionë euro në kontratën e tij në “Stadio Olimpico”, shumë kjo që nuk përbën aspak problem për zikaltrit.

Interi kishte qenë në bisedime me sulmuesin argjentinas verën e kaluar para transferimit të tij te Roma dhe mbetet i interesuar për ish-yllin e Juventus-it, sipas Tuttosport.

Në anën tjetër, te Inter-i pritet të ndodhin ndryshime të mëdha në ekip, ku do të largohet kapiteni Milan Skriniar dhe sulmuesi belg Romelo Lukaku.

Derisa me shumë gjasë do të largohen edhe Angel Correa e Marcel Brozovic.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore