Lajme

India mund të blejë naftë me zbritje nga Rusia


India po konsideron të pranojë një ofertë ruse për të blerë naftën e saj të papërpunuar dhe mallra të tjera me çmime të zbritura. Kështu është raportuar nga agjencia e lajmeve ndërkombëtare “Reuters” duke cituar dy zyrtarë indianë.

Rusia po përballet me sanksione të rënda perëndimore për pushtimin e saj në Ukrainë, duke përfshirë disa banka që janë ndaluar nga sistemi i pagesave ndërkombëtare “Swift”.

India, e cila importon 80% të naftës së saj, zakonisht blen rreth 2% deri në 3% të furnizimeve të saj nga Rusia, por me çmimet e naftës në rritje “Reuters” deklaroi se qeveria indiane po kërkon të ulë kostot e saj të energjisë.

Një zyrtar i thotë agjencisë së lajmeve se ata ishin të lumtur të merrnin mallrat me zbritje dhe thotë se India nuk shqetësohet për përfshirjen në sanksione.

Ata shtojnë se puna është në vazhdim për ngritjen e një mekanizmi tregtar rupi-rubla.

Për të lexuar zhvillimet e ditës së 19-të të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore