Bota

Indi/ U akuzua për mashtrim me vlerë 1.8 miliardë dollar, arrestohet argjendari i arratisur


Argjendari Mehul Choksi, i kërkuar prej kohësh nga autoritetet indiane, u arrestuar të premten në ishullin lindor të Karaibeve të Dominikës. Ai akuzohej për mashtrimi me një vlerë prej 1.8 miliardë dollarësh, në zonën e Indisë lindore.

Gjithashtu Choksi akuzohet për hyrje të paligjshme në Dominikë, në fund të majit, pasi u largua nga ishulli Antigua, ku kishte jetuar pas arratisjes nga India. 62-vjeçari kohët e fundit u deklarua i pafajshëm, megjithëse çështja është ende në shqyrtim.

Hetuesit federalë të Indisë janë përpjekur të ekstradojnë Choksi-n dhe partnerin e tij të biznesit, Nirav Modi, pasi ata u larguan nga vendi në 2018-n. Gjithashtu janë përpjekur t’i marrin në pyetje rreth mashtrimit prej 1.8 miliardë dollarë, për një bankë që ishte në pronësi të shtetit.

Modi, i cili drejtoi “perandori” ndërkombëtare bizhuterish që arrin nga India në New York, me një varg markash të nivelit të lartë, xhevahiret e të cilit dikur zbukuronin yjet nga Bollywood në Hollywood, po përballet me procedurat e ekstradimit në Londër.

Të dy burrat besohet të kenë ikur nga India, në janar tw 2018-sw, para se të zbulohej mashtrimi.

Zyrtarët e bankës indiane thonë se mashtrimi duket të ketë filluar në 2011-n, në një degë të Bankës Kombëtare të Mumbait. Ankesa zyrtare në lidhje me mashtrimin prej 43 milionë dollarësh thotë se të dy burrat punuan me një grup punonjësish të bankës, për të marrë “letra miratimi” të rreme.

Zyrtarët e bankës thonë se letrat u dërguan në zyrat e huaja të bankave indiane, të cilat merrnin huatë aktuale.

Raporte të shumta indiane të lajmeve thonë se 43 milionë dollarë janë vetëm një pjesë e mashtrimit prej 1.8 miliard dollarë.

Kompania e Choksi, gurët e çmuar Gitanjali në Indi, ka thënë se Choksi nuk ka asnjë lidhje me shumë prej firmave të listuara në ankesën prej 43 milionë dollarësh. Në një deklaratë, Gitanjali tha se Choksi “ka qenë i implikuar më parë”.

Policia në Indi bastisi shtëpitë dhe zyrat e Modi dhe Choksi në 2018-n dhe sekuestroi gati 800 milionë dollarë bizhuteri dhe ar.

 

Marrë dhe përshtatur nga Associatated Press për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore