Shqipëria

IKMT kontrolle në subjektet që shesin pjesë këmbimi makinash të përdorura në Berat


Prej disa ditësh, Drejtoria Rajonale e IKMT-së Berat është duke ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e qarkut, mbi subjektet që ushtrojnë aktivitetin e shitjes dhe çmontimit të mjeteve në fund të jetës.

Kontrollet kanë filluar në zbatim të Urdhrit Nr.44 të datës 16.02.2024 të Ministrit të Brendshëm, për largimin e mjeteve motorike të dala jashtë funksionit nga pikat e tregtimit të pjesëve të këmbimit.

Inspektorët janë duke kontrolluar të gjitha pikat ku tregtohen pjesë këmbimi të përdorura automjetesh, në të gjithë qarkun e Beratit.

Kontrollet e këtij inspektoriati po kryhen në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Sakaq, subjekteve ju është komunikuar paraprakisht t’i heqin vullnetarisht automjetet e shkatërruara nga ambientet e jashtme të bizneseve të tyre, duke mbajtur për tregtim vetëm pjesët e automjeteve të dëmtuara.

Mësohet se shumica e subjekteve i janë përgjigjur këtij urdhri, duke i hequr vullnetarisht mjetet e shkatërruara nga ambientet e jashtme të bizneseve të tyre.

Kurse në të tjera subjekte mjetet janë hequr nga policia dhe IKMT-ja me vinça e mjete transporti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore