Lajme

Igli Tare: Drejtuesi Sportiv i vitit në festivalin e Venezia-s


Drejtori Sporti i vitit në Itali

Igli Tares, ish-përfaqësuesit të kombëtares së Shqipërisë, i është ndarë çmimi “Luani i Artë” (Leone D’oro) në festivalin e Venezias.

Sigurisht që jam i lumtur dhe dua të falënderoj ata që vendosën të më shpërblejnë”, tha Tare duke folur për agjencinë italiane të lajmeve Adnkronos.

“Ky është rezultat i shumë viteve punë, sakrifica, një grupi fantastik dhe shoqërisë së Lazio-s. Dhe kjo falë të gjithë njerëzve me të cilët punoj, stafit tim dhe bashkëpunëtorëve të mi”.

Falë suksesit të tij te Lazio, nuk është habi që Tare ka marrë një seri ofertash nga klube të tjera gjatë karrierës prej më shumë se një dekade si Drejtues Sportiv, madje AC Milan ka qenë një ndër to.

Por, Tare ka shprehur se ndihet mirë në Romë dhe nuk ka planifikuar të zhvendoset askund.

Krahas serisë së lojtarëve shqiptarë dhe kësaj ‘perandorie Shqiptare’ që Tare dhe stafi i tij kanë krijuar te Lazio, vlera e klubit kryeqytetas është shumëfishuar edhe më shumë nga tranfertat e disa prej lojtarëve më në fokus të arenës ndërkombëtare.

Veç veteranëve kuqezi si Lorik Cana, Etrit Berisha, etj; më pas dhe një ndër portierët më të mirë të Seria A-së, Thomas Strakosha, Tare shërbeu si urë lidhëse nga Fenehrbaçe te Lazio, edhe për tranferimin më të ri shqiptar, yllin verdhëkaltër, Vedat Muriqi.

Qendër-sulmuesi 26 vjeçar nga Prizreni, i kushtoi 20 milionë euro Lazio-s.

Tare ka pritshmëri të larta për të dhe pret të jetë zëvendësues i vlefshëm i Ekuadorianit Felipe Caicedo.

Po cili është sekreti i suksesit të tij?

Një rrjet i ngushtë kontaktesh, midis ish-shokëve të skuadrave ku ka luajtur vetë dhe agjentëve; por dhe një vëzhgim këmbëngulës dhe afatgjatë i futbollistëve, që mund të zgjasë deri dhe në dy vjet, për të vendosur, më në fund, me cilin prej tyre mund të nënshkruajnë kontratë.

Në realitet, për të dihet pak. Por për nivelin e tij profesional flasin sukseset e tij: 10 finale të arritura në 10 vjet, nga të cilat gjashtë të fituara, plus një kualifikim në Ligën e Kampionëve.

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore