Lajme

IDF-ja thotë se kanë vrarë qindra terroristë palestinezë në orët e fundit


Forcat e Mbrojtjes së Izraelit pretendojnë se kanë vrarë qindra terroristë palestinezë në jug të Izraelit dhe në Rripin e Gazës në orët e fundit.

Kështu bëjnë të ditur agjencitë “The Times of Israel” dhe “Haaretz”.

Ndër kundërsulmet është një sulm me dron kundër dy terroristëve që përpiqen të shkelin barrierën e sigurisë pranë vendkalimit të papërdorur Karni, nëntë terroristë të vrarë gjatë përleshjeve me trupat në qytetin e Nirim, dhe katër terroristë të shënjestruar nga një avion luftarak në kryqëzimin Erez.

Skuadra të tjera terroriste u vranë nga trupat në qytetet jugore të Sufa-s, Kfar Aza-s dhe Kerem Shalom-it, thotë IDF-ja.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kryen gjithashtu disa sulme me dronë kundër terroristëve në zonë.

Ushtria publikon pamjet që tregojnë një nga sulmet pranë qytetit jugor të Be’erit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore