Lajme

IDF-ja konfirmon gjetjen e flamurit të Shtetit Islamik gjatë sulmit afër kufirit të Gazës


Ushtria izraelite konfirmon pretendimet se ushtarët gjetën një flamur të grupit xhihadist të Shtetit Islamik në jelekun e një terroristi të vrarë gjatë një sulmi në Kibbutz Sufa, afër kufirit të Gazës.

IDF publikoi po ashtu një foto që tregon trupat që mbajnë flamurin.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “The Times of Israel”.

Të mërkurën, një kanal Telegram i quajtur “South First Responders”, i cili ka shpërndarë pamje tronditëse nga skenat në kibuci dhe zona të tjera të shkatërruara në sulmin e së shtunës, publikoi imazhe që tregojnë flamurin e Shtetit Islamik.

Zyrtarët izraelitë e kanë lidhur vazhdimisht Hamasin me IS-in pas sulmit, megjithëse krahasimi shihet kryesisht si një përpjekje për të shpjeguar tmerrin e mizorive dhe nivelin e shthurjes ndërsa Izraeli mbledh mbështetjen për kundërsulmin e tij ndaj grupit me bazë në Gaza.

Lidhjet aktuale midis Hamasit dhe IS-it – i cili është shkatërruar në masë të madhe dhe është bërë i parëndësishëm gjatë disa viteve të fundit – janë më të vështira për t’u gjetur.

Një degë e IS-it në Sinai, Ansar al-Bayt al-Maqdis, mendohet gjithashtu se ka pak lidhje me Hamasin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore