Shqipëria

Identifikohet autori i vrasjes së 29-vjeçarit, me detyrë efektiv policie/ Vijon puna për arrestimin e tij


Mesditën e 14 dhjetorit Policia e Tiranës, ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit në mesnatë në një market, në rrugën “Irfan Tomini”.

Konkretisht Policia nga veprimet e kryera të grupit hetimor, ka dalë në rezultatin se shtetasi A. S., banues në Sauk, me detyrë punonjës policie në Dibër, ka qëlluar me armë shtetasin J. D. (M.).

Për pasojë ku i fundit nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia njoftoi se nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.

Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të 29-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.

Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA-në vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore