Lajme

Iasi dhe Bucha – Kohë e ndryshme, masakër e njëjtë


Masakra e banorëve në Bucha të Ukrainës është ndoshta ngjarja më e përfolur botërisht që prej fillimit të luftës në Ukrainë, ku deri tani janë gjetur 410 trupa civilësh të vrarë (pretendohet nga Ushtria ruse), disa të shtrirë në tokë e me duar të lidhura dhe të tjerë në varre masive.

Por, kjo në Bucha, nuk është masakra e parë, të cilën njerëzimi ka njohur.

Shumë pranë vendit madje, por në epoka të ndryshme, thuajse e njëjta fotografi e shkrepur, tregon masakrën e Iasi-t në Rumani ndaj Hebrenjve, në Qershor 1941.

Pamjet tronditëse të dy vendeve, në kohë të ndryshme, është pak të thuash se janë tmerruese.

Në një paralelizëm, në foton e sipërme, është ngjarja në Iasi në qershor 1941, ku çifutët u vranë nga ushtria naziste vetëm për faktin se ishin çifutë.

Në foton e poshtme, është ngjarja në Bucha, ku duken po ashtu trupat e personave të shtrirë në tokë të vrarë.

Historia, përsëritet kështu në mënyrë të frikshme!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore