Shqipëria

I shpëtoi atentatit në vitin 2016, Bledar Muça ekzekutohet në Belgjikë


Bledar Muça është qëlluar për vdekje në Antwerp të Belgjikës të shtunën e 22 janarit.

Krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjat në Elbasan, i cili dyshohej për kryerjen e disa veprave penale është vrarë para banesës së tij.

Ai nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë, pasi në vitin 2016 do i shpëtonte një atentati që kishte për objektiv pikërisht Muçën dhe Florenc Çapjan.

Në vendngjarje do të plagoseshin dy persona – njëra prej tyre ishte efektive policie.

Ajo u plagos aksidentalisht pasi po kalonte në rrugë.

Bledar Muça

Muça do të plagosej me plumb në kokë dhe do të përfundonte në gjendje të rëndë. Të dy u plagosën edhe në shkurt të atij viti.

Asokohe një masakër e vërtetë do të regjistrohej në Elbasan me 3 të vrarë dhe 11 të plagosur.

Bledar Muça

Bledar Muça ishte me origjinë nga Peshkopia, por u lind dhe u rrit në qytetin e Elbasanit.

Ai ishte vëllai i Ferit Muçës, i cili u plagos rëndë gjatë të njëjtit atentat.

Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi.

Florenc Çapja

Këto janë ngjarje kriminale të regjistruara në periudha të ndryshme, por që akuzat ndaj tij nuk u provuan as nga policia apo prokuroria.

Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar dy vite më vonë.

Policia belge

Muça u qëllua me armë para banesës së tij në Baron Van Ertbornstraat.

Autoritetet gjyqësore të Antwerp-it thonë se të shtënat kanë shenjat dalluese të një vrasjeje me porosi.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 23:00 të së shtunës.

Personat e armatosur qëndruan në pritë përpara rrugës të pallatit ku jetonte viktima e tyre.

Kur Muça mbërriti në shtëpi me makinën e tij, personat e armatosur hapën zjarr përpara se të largoheshin.

Të paktën dy të dyshuar janë duke u kërkuar në lidhje me të shtënat. Viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje pasi ka marrë disa plagë me armë zjarri.

Hetimi është tani në duart e Policisë Gjyqësore Federale të Antwerp. Ende nuk është kapur asnjë i dyshuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore