Sport

I jashtëzakonshmi Suarez, ka shënuar gol çdo minutë


Edhe pse u largua si i padëshiruar nga skuadra e Barcelona-s, Luis Suarez vazhdon të mbetet në formën e tij më të mirë.

Sulmuesi uruguajan ka treguar se është akoma një nga qendrat më të forta. Ai shënoi dy herë në përballjen e Atletico Madrid-it me Getafe-n, duke i siguruar ekipit të tij tri pikët.

Me golat e shënuar, Suarez-i ka hyrë në histori si një goleador i vërtetë. “Pistolero”, siç njihet ndryshe, ka shënuar 442 gola dhe ka dhuruar 203 asiste në 692 ndeshje.

Shifra shumë të larta për sulmuesin e Atletico-s, por duke shtuar edhe arritjet me Kombëtaren, 64 gola dhe 34 asistime në 117 ndeshje, Suarez shkon gjithsej në 506 gola në 726 ndeshje.

Sipas një raporti të përgatitur nga “El Pais”, uruguaiani ka arritur të shënoi gol për çdo minutë loje. Nga minuta e 1-rë deri në të 97-ën, Suarez-i ka shënuar minimumi një gol.

Nga totali i 506 golave, 303 i ka shënuar në 45 minutat e dyta të ndeshjeve, çka përbën më shumë se 60%. Po ashtu, ai shënon më shumë gola nga minuta 61 deri në 75.

Minuta e 82-të, duket se është e preferuara e Sarez-it. 34-vjeçari ka shënuar 14 gola. Për sa i përket pjesës së parë, ka shënuar 11 gola në minutën e 43-të.

Lista me golat e shënuar nga Suarez-i, sipas minutave:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore